Gossip

Fotoja që prisnim! Dafina Zeqiri dhe Dj Geek në një takim romantik

Çifti shumë i dashur për publikun, Dafina Zeqiri dhe Dj Geek konfirmuan ditën e djeshme ribashkimin e tyre.

Ishte vetëm një detaj ai që zbuloi gjithçka! Dafina postoi në Instagram disa foto të saj, të shkëputura nga videoklipi i fundit që ka realizuar me Ylli Limanin.

Në foto ajo shfaqej e veshur me një kostum të bardhë dhe përkrah tyre shkruante: Ti je ai që më plotëson.

Menjëherë pas postimit erdhi dhe një koment nga Dj Geek, që çmendi gjithë fansat.

E di, komentoi ai shoqëruar me emojin e një bebi dhe një zemre të kuqe.

Përgjigja e Dafinës ishte e menjëhershme me disa figura puthjesh. Mjaftoi vetëm kaq që ata të konfirmonin publikisht se janë sërish bashkë dhe shumë të lumtur.

Ndërkohë pas këtyre komenteve plot dashuri, ata nuk kanë ngurruar të publikojnë foto nga një takim romantik që kanë pasur ditën e sotme me njëri-tjetrin duke drekuar.

Siç dallohet edhe nga fotot ata po jetojnë momentet më të bukura dhe kjo gjë mund të kuptohet fare mirë nga sytë plot dashuri të Dj Geek për Dafinën.

Kujtojmë, se para dy muajsh ata ishin të ndarë, por kjo nuk zgjati shumë dhe çifti janë sërish pranë njëri-tjetrit.