Gossip Showbiz

Fotoja me litar, Arjan Konomi: Plehra si puna jote duhet të përjashtohen…

Një foto e postuar në instagram nga Loco dhe e ripostuar nga Atdheu nxehu keq studion e programit Për’puthen, puntatën e sotshme.

Në këtë foto thuhej se ka dy lloj mostrash, një ndër to femrat që bëjnë ca duan dhe akuzojnë për manjakëri seksuale dhe për këtë Loco dhe Atdheu drejtuan gishtin nga Antonela.

Antonela shpërtheu në lot gjat emisionit duke thënë: Dhe e ke bërë në 8 mars, jeni për tu pështyrë në surrat. Më mirë rri vetëm se sa shkoj me një si ty.

Ndyrësirë je, ashtu i trajtoni femrat ju. Ke qenë duke i gjuajt karrigen në fytyrë tjetrës. Inshshaallah del ajo skena që të shohim fytyrën e vërtetë.

Arjani : Mu kujtua një film burrat që urrejnë gratë. Ti Loco me këtë që ke bërë, të fal dhe të tolerova ofendimet që më bëre, por për këtë gjë unë kërkoj të përjashtohesh nga emisioni. Plehra si puna jote duhet të përjashtohen. Qërrohu nga ky program ose nuk e di ç’do bëj. Je në një emision dhe keni kurajon të tregoni litarin, po në realitet çdo bëni ju?!

Ke qenë një njeri i ulët, ndërkohë të kam vlerësuar. Çfarë të bëri ty ajo?! Mba Sindin aty…

Antonela shpërthen në të qara: Jam e para që kam puth mashkullin në emision dhe s’më vjen turp…