Bota

Fotoja e tij në kopertinën e albumit të Nirvana-s, 30-vjeçari padit grupin e famshëm për “trafikim”!

Një 30-vjeçar ka hedhur në gjyq grupin Nirvana dhe trashëgimtarët e Kurt Cobain në lidhje me foton e një të sapolinduri që është vendosur në kopertinën e albumit të parë “Nevermind” në vitin 1991. Foshnja në foto është vetë 30-vjeçari Spencer Elder, i cili pretendon se anëtarët e bandës, kompania e regjistrimeve dhe personeli i Nirvana-s kanë “trafikuar” foton e tij për përfitime dhe i kanë shkaktuar atij vuajtje dhe dëme që vazhdojnë prej vitesh.

Në dokumentet e depozituara në gjykatë, Elden shkruan se identiteti dhe emri i tij janë lidhur përgjithmonë me shfrytëzimin seksual komercial që ai e përjetoi si i mitur, i cili është shpërndarë dhe shitur në mbarë botën që nga koha kur ishte foshnjë e deri në ditët e sotme.

Grupi i famshëm reagoi menjëherë pas kësaj ngjarje dhe premtoi se një ngjitëse do të vendoset në organet gjenitale të foshnjës, por nuk u angazhua për të ndërruar kopertinën e kthyer tashmë në ikonë. Kështu që Elden kërkon nga 150 mijë dollarë nga 17 personat që ka paditur në lidhje me foton e albumit që shiti 30 milionë kopje në mbarë botën.