Së fundmi u tha se Sam Smith i kishte dhënë fund lidhjes me të dashurin e tij stilist, Christian Cowan dhe sipas disa burimeve, këngëtari iu rikthye aplikacioneve për të krijuar një lidhje të re. Sam dhe Christian kanë nisur të shoqërohen me njëri-tjetrin që prej janarit të vitit 2023 dhe ata u fotografuan për herë të fundit së bashku më 14 dhjetor. Mesa duket kanë qenë të pavërteta lajmet që kanë qarkulluar. Këngëtari u shfaq duke u puthur me partnerin e tij teksa çifti dolën së bashku në New York City duke hedhur poshtë thashethemet se ata janë ndarë.
Kjo ka qenë lidhja e parë publike e Smith që prej ndarjes nga aktori i “13 Reasons Why”, Brandon Flynn. Në 2019, Sam zbuloi se ai identifikohet si jo-binar (i papërcaktuar në gjini) dhe përdor përemrat “ai” dhe “ajo” kur bëhet fjalë për të.
Unë nuk jam as mashkull as femër, mendoj se unë rrjedh diku në mes. Është gjithçka në spektrin tim.
Këngëtari, i njohur për hitet si “Dancing With a Stranger”, “Too Good At Goodbyes” dhe “Writing’s on the Wall”, thotë se është i hapur për të takuar këdo që bien në dashuri me të.
Unë zakonisht nuk kam menduar kurrë për njerëzit, për asnjë qenie njerëzore. Unë jam rritur në një familje ku balanca e fuqisë së gjinive dhe të gjitha këto gjëra ishin ndryshuar plotësisht. Nëna ime punonte, babai im ishte baba në shtëpi. Motrat e mia janë gra shumë të forta.
Përveç romancës me Brandon Flynn, Sam gjithashtu ka qenë në lidhje me Jonathan Zeizel më parë.