Bota

Fotografitë pranë galaktikës së Andromenës fitojnë konkursin “Astronomy Photographer of the Year 2023”!

Një fotografi e një harku të madh plazmash pranë galaktikës së Andromedës, galaktika e madhe spirale më e afërt me Rrugën e Qumështit, ka fituar konkursin “Astronomy Photographer of the Year 2023” për një ekip astronomësh amatorë. Harku gjigant i kapur nga ekipi i udhëhequr nga Marcel Drechsler, Xavier Strottner dhe Yann Sainty, në imazhin e titulluar “Andromeda, Unexpected”, ishte një zbulim befasues dhe mund të jetë struktura më e madhe e këtij lloji pranë nesh në univers. Observatori Mbretëror i Londrës Greenwich, i cili pret konkursin, tha në një deklaratë të martën.

Sipas gjyqtarit dhe astrofotografit László Francsics:

Në mënyrë tipike, një imazh i një zbulimi të ri është kryesisht një imazh i paqartë bardh e zi me një pikë ose spektër të zbehtë të pakuptueshëm dhe pothuajse të padukshëm. Megjithatë, kjo astrofoto është sa spektakolare aq edhe është e vlefshme. Ajo jo vetëm që e prezanton Andromedën në një mënyrë të re, por gjithashtu e ngre cilësinë e astrofotografisë në një nivel më të lartë.

Shkencëtarët tani po hetojnë objektin e madh, i cili ndodhet në afërsi të Galaktikës Andromeda, në një bashkëpunim transnacional, sipas Observatorit. Një zbulim tjetër u bë nga një ekip astronomësh amatorë të udhëhequr nga Marcel Drechsler dhe Xavier Strottner, imazhi i të cilit i një mbetjeje yjore ultra të thellë në një mjegullnajë galaktike të panjohur më parë – një re gjigante pluhuri dhe gazi ku formohen yjet.

Një imazh i mjegullnajës së pulës vrapuese – e quajtur kështu sepse duket si një pulë gjigante që vrapon nëpër qiell, sipas faqes së internetit të NASA-s – fitoi çmimin “Fotografi i Ri i Astronomisë së Vitit” për dy djem 14-vjeçarë nga Kina, Runwei Xu dhe Binyu Wang. Mjegullnaja ndodhet në konstelacionin Centaurus, rreth 6000 drita në vit larg Tokës, sipas njoftimit. Gjykatësi dhe astronomi profesionist Yuri Beletsky e përshkroi imazhin si “çuditërisht të bukur”, duke shtuar:

Fotografët kanë arritur të kapin ngjyrat e gjalla të mjegullnajës, si dhe grumbullimin e yjeve të ngulitur. Ky grumbull përmban disa yje të nxehtë dhe të rinj, rrezatimi intensiv i të cilëve bën që mjegullnaja përreth të shkëlqejë.