Fotografia, e titulluar Ice Bed, është kurorëzuar fituesja e çmimit “Fotografia e Vitit”, të zgjedhur nga njerëzit e Muzeut të Historisë Natyrore të Jetës së Egër nga e gjithë bota. Një fotograf nga Britania e Madhe ka fituar çmimin prestigjioz Wildlife Photographer of the Year, me një fotografi emocionuese të një ariu polar duke fjetur mbi akull.
Nima Sarikhani arriti të fotografonte imazhin në Svalbard të Norvegjisë, pas tre ditësh duke kërkuar për arinj polarë përmes mjegullës së dendur jashtë arkipelagut të Norvegjisë.
Adhuruesit e fotografisë së kafshëve të egra dhe natyrës nga e gjithë bota u ftuan të votojnë nga një listë e shkurtër prej 25 imazhesh. Po ashtu 4 finalistë të tjerë të shquar u “lavdëruan shumë”. Më shumë se 75,000 njerëz votuan, numër rekord, për të emëruar Nima-n fituesin e këtij viti.
Organizatorët vlerësuan imazhin, duke cituar: “të lë pa frymë dhe prekëse”, “na lejon të shohim bukurinë dhe brishtësinë e planetit tonë”, “një kujtesë e fortë e lidhjes midis një kafshe dhe habitatit të saj, një paraqitje vizuale e ndikimit të ngrohjes së klimës dhe humbjes së habitatit”.
Nima tha se ishte i nderuar që fitoi çmimin dhe u shpreh se:
Kjo fotografi ka ngjallur emocione të forta tek shumë prej atyre që e kanë parë. Ndërsa ndryshimi i klimës është sfida më e madhe me të cilën përballemi, shpresoj që kjo fotografi të frymëzojë gjithashtu shpresë; ka ende kohë për të rregulluar rrëmujën që kemi shkaktuar.
Drejtori i Muzeut të Historisë Natyrore, Douglas Gurr, gjatë shpërndarjes së çmimeve tha se “Imazhi befasues dhe prekës i Sarikhani na lejon të shohim bukurinë dhe brishtësinë e planetit tonë”.