Aktualitet Bota

“Foto të Princeshës dhe ‘aktiv’ në faqet pornografike…”, zbërthehet celulari i atentatorit të Trump!

Teksa ende mbetet mister arsyeja që e bëri 20 vjeçarin Matthew Crooks të qëllonte drejt Donald Trump, nga telefoni i tij janë zbuluar disa detaje të tjera aspak të zakonta.

Siç shkruan Daily Mail, Crooks mbante foto të Princeshës së Uellsit Kate Middleton. Në rezultatet e tij të kërkimit në internet rezultonin emrat e drejtorit të FBI-së Christopher Wray dhe Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA Merrick Garland.

Përpos këtyre, Crooks kishte kërkuar detaje për tubimin në Butler të Pensilvanisë si dhe për datat e Konventës Kombëtare Demokratike.

Crooks ishte loguar në një faqe pornografie disa orë para atentatit. Hetuesit e FBI kanë zbuluar edhe mesazhet e të riut me prindërit të cilët e pyesnin se kur do kthehej në shtëpi.

Sipas ekspertëve, është tipike e vrasësve të këtij lloji që të jenë aktivë në faqet me përmbajtje pornografike dhe po ashtu fakti që mbajnë foto të personave të njohur në telefonin apo laptopin e tyre.

Crooks u qëllua për vdekje nga Shërbimi Sekret pas atentatit ndaj kandidatit për postin presidencial Donald Trump.

Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara po heton se si autori i atentatit ndaj ish-presidentit Donald Trump ia doli që të afrohej aq pranë saqë arriti të hapë zjarr dhe ta plagosë me një armë të tipit AR, të shtunën e 13 korrikut në Pensilvani. Ngjarja po konsiderohet si një dështim i thellë i agjencisë.

Një ditë më parë, FBI-ja që po drejton hetimet, identifikoi 20-vjeçarin Thomas Matthew Crooks si “subjektin e përfshirë” në atentatin e së shtunës ndaj ish-presidentit Trump, një nga aktet e profilit më të lartë të dhunës politike në disa dekada.

Byroja bëri të ditur se Crooks ishte nga Bethel Park i Pensilvanisë, rreth një orë larg nga vendi i tubimit politik ku Donald Trump-in e kapi plumbi në veshin e djathtë ndërsa mbante një fjalim për fushatën.

Crooks u vra nga personeli i Shërbimit Sekret. Ai ishte vetëm 150 metra larg vendit ku po fliste ish-presidenti Trump kur hapi zjarr.