Homazhet në nder të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, mbahen ditën e sotme në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë nga ora 10:00-12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës.
Ndërkohë, Partia Demokratike në nder të Gerti Bogdanit ka shpallur të enjten ditë zie dhe për rrjedhojë ka pezulluar të gjitha aktivitetet partiake në gjithë vendin.
“Nuk jam mirë”, miku i Gerti Bogdanit ndan mesazhin e fundit me ish-deputetin
I ndjeri, Gert Bogdani humbi jetën mesditën e djeshme (18 shtator 2024), si pasojë e një arresti kardiak në moshën 44-vjeçare.
Ai ka qenë në kafenenë e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” së bashku me disa miq të tij kur është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat.
Bogdani u transportua në spital për ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë.
I ndjeri Gerti Bogdani është i martuar me aktivisten Edlira Çepani të cilët janë prindër të dy fëmijëve.