Celebrities Gossip Tech

Foto me pullë të kuqe të Taylor Swift-it, shpërthejnë fansat/Fotot janë të rreme, produkte të AI!

Imazhe pornografike, të rreme, të manipuluara në mënyrë dixhitale, të këngëtares se famshme Taylor Swift po qarkullojnë në internet, duke e bërë këngëtaren viktimën më të famshme të një problematike, që platformat e teknologjisë si dhe grupet kundër abuzimit, po luftojnë për ta ndrequr. Imazhet e këngëtares qarkulluan gjerësisht këtë javë në platformën e mediave sociale X.

Fansat e saj të zjarrtë të njohur si “Swifties”, u mobilizuan me shpejtësi. Ata nisën një kundërofensivë në platformën e njohur më parë si Twitter me hashtagun #ProtectTaylorSwift, (#mbroniTaylorSwift-in), duke e mbushur platformën me imazhe pozitive të yllit të popit. Disa thanë se po denonconin llogaritë që shpërndanin imazhe të rreme të këngetares.

Disa foto qarkulluan gjithashtu në Facebook në pronësi të Meta-s si dhe platforma të tjera të mediave sociale.

“Fatkeqësisht, ato u përhapën në miliona e miliona përdorues përpara se të hiqeshin”, tha Mason Allen, kreu i grupi të zbulimit të falsifikimeve të kësaj natyre në median sociale “Reality Defender”.

Sipas ekspertëve, disa dhjetëra imazhe unike u krijuan përmes Inteligjencës Artificiale. Studiuesit thanë se numri i atyre që njihen si “deepfakes” është rritur në vitet e fundit, për shkak të një qasjeje më të madhe të publikut tek teknologjia e përdorur për të prodhuar imazhe të tilla dhe lehtësisë në përdorimin e saj.

Në vitin 2019, një raport i publikuar nga kompania e “AI DeepTrace Labs” tregoi se këto imazhe po përdoreshin në masë të madhe kundër grave. Shumica e viktimave, tha kompania, ishin aktorë të Hollivudit si dhe këngëtarë të K-pop të Koresë së Jugut.

Brittany Spanos, një shkrimtare e revistës Rolling Stone, tha se fansat e Taylor Swift-it janë të shpejtë për t’u mobilizuar në mbështetje të artistes së tyre, veçanërisht ata që e marrin shumë seriozisht atë që bëjnë.

Do të ishte një problem nëse ajo nuk e çon këtë çështje në gjykatë.

Spanos tha se fotot e fundit të rreme ndaj këngëtares përputhet me të tjera raste që ajo ka patur në të kaluarën, duke vënë në dukje padinë e saj të vitit 2017 kundër një DJ-i të një stacioni radiofonik, i cili dyshohet se e ngacmoi seksualisht këngëtaren.

Juria vendosi që Taylor Swiftit t’i paguhej 1 dollar dëmshpërblim, një shumë që avokati i saj, Douglas Baldridge, e quajti “dollar simbolik”, vlera e së cilit është e pamatshme në raport me atë që “përjetojnë për të gjitha gratë në këtë situatë”, në mes të lëvizjes “MeToo”. Padia prej 1 dollarësh u shndërrua në prirje më pas, si në kundërpadinë e aktores Gwyneth Paltrow në 2023 kundër një skiatori.

Kërkesës për koment lidhur me shpërndarjen e fotove në rrjetin X, kompania e medias sociale iu përgjigj:

Ekipet tona po heqin në mënyrë aktive të gjitha imazhet e identifikuara dhe po ndërmarrin veprimet e duhura kundër llogarive përgjegjëse për postimin e tyre. Ne po monitorojmë nga afër situatën për të siguruar që çdo shkelje e mëtejshme të trajtohet menjëherë dhe përmbajtja të hiqet.

Ndërkohë kompania Meta tha në një deklaratë se dënon ashpër “përmbajtjen që është shfaqur në internet dhe se ka punuar për ta hequr atë”.

Përfaqësuesit e këngëtares Taylor Swift nuk iu përgjigjën kërkeses për koment.