Pak ditë më parë bëri bujë lajmi se këngëtari i famshëm, Justin Timerlake, përfundoi në prangat e policisë pasi po ngiste makinën në gjendje të dehur.
Madje mediat e huaja publikuan edhe fotografi nga çasti i arrestimit të yllit të muzikës. Por e gjeni dot se çfarë ka ndodhur me këto imazhe?
“New York Post” shkruan se fotoja e tij ndodhet në muzeun “Romany Kramoris” në Sag Harbor – qyteti i vogël ku ai u arrestua.
Pronari i muzeut u shpreh se kur artisti i veprës, Godfrey Lohman solli veprën (e cila ofrohet në disa ngjyra) në muze, reagimi i tij ishte:
“O Zot! Kjo është fantastike! Është thjesht fantastike”, duke shtuar se vepra shitet për 520 dollarë dhe do të jetë “limited edition” për verën.