Së fundmi, një studim shqetësues për foshnjat ka zbuluar se ato kanë 15 herë më shumë grimca plastike në trupin e tyre se sa të rriturit. Mikroplastikat janë copa të vogla plastike me madhësi më të vogël se pesë milimetër, me trashësinë e një monedhe dhe përdoren në industri të ndryshme, por gjithashtu mund të krijohen kur objektet plastike prishen.
Zbuluesit besojnë se foshnjat po konsumojnë shumë mikroplastikë përmes lodrave që përtypin, apo nga zvarritja nëpër qilima që përmbajnë këtë lëndë. Ekipi ekzaminoi nivelet e grimcave plastike në mostrat e feçes në 10 të rritur dhe 6 foshnje në shtetin e Nju Jorkut, SHBA.
Në të gjitha mostrat ata gjetën të paktën një lloj mikroplastike, por kur krahasojnë mostrat e foshnjës me të rriturit, studiuesit gjetën të paktën 15 herë më shumë. Fatkeqësisht, ekspertët janë ende të paqartë se cilat janë saktësisht efektet e këtyre grimcave në shëndetin e njeriut, por ekziston një shqetësim në rritje se ato mund të jenë shumë të dëmshme kur gëlltiten.
Pjesët më të vogla janë në gjendje të kalojnë membranat qelizore dhe të hyjnë në organizmin tonë dhe kjo është shqetësuese sepse hulumtimi mbi mikroplastikat në kafshët e laboratorit ka rezultuar në vdekjen e qelizave, inflamacion dhe çrregullime metabolike.
Pse mikroplastika është një problem?
Fatkeqësisht, është ende e qartë se cilat janë saktësisht efektet e mikroplastikës në shëndetin e njeriut. Por ekziston shqetësimi në rritje se ato mund të jenë shumë të dëmshme kur gëlltiten. Shkencëtarët besonin se mikroplastika do të kalonte në mënyrë të padëmshme përmes traktit gastrointestinal. Por hulumtimet e fundit sugjerojnë se pjesët më të vogla janë në gjendje të kalojnë membranat qelizore dhe të hyjnë në qarkullimin tonë.
Ndërkaq, ju rikujtojmë se disa studime të kryera kohët e fundit kanë treguar se foshnjat nisin të mësojnë që në barkun e nënës së tyre. Edhe pse nuk kemi kujtesë për disa faza të hershme të ekzistencës sonë, e vërteta është se mësimi që marrim në barkun e nënës krijon ndjesi që na shoqërojnë gjatë gjithë jetës.