Lifestyle

Foshnjat e ngjizura në dimër janë më pak të rrezikuar nga mbipesha kur të rriten!

Bebet të cilat janë ngjizur gjatë muajve të dimrit janë më pak të prirura të jenë mbipeshë kur rriten. Hulumtuesit e këtij studimi, i cili është publikuar në ‘Nature Medicine’, pohojnë se meshkujt të cilët shpenzojnë kohë në temperatura të ulëta para se të bëjnë seks kanë më shumë ind dhjamor në spermën e tyre. Indi i kaftë dhjamor pastaj mund të bartet në atë që eventualisht bëhet bebe. Kur të rritet bebja, për shkak të atij indi, është më pak e prirur të jetë mbipeshë.

Gjatë studimit, hulumtuesit zviceranë kanë analizuar 8,400 të rritur dhe kanë zbuluar se personat e lindur mes muajve korrik dhe nëntor kanë më shumë ind të tillë të kaftë dhjamor sesa personat që lindin mes periudhës janar dhe qershor. Të habitur nga kjo, shkencëtarët vendosën ta kryenin të njëjtin studim, por kësaj radhe me minj.

Ata i kishin ndarë minjtë në dy grupe, ku njëri grup kishte qëndruar në ambient të ftohtë dhe grupi tjetër në temperaturë të ngrohtë. Temperatura e miut femër nuk kishte ndikuar në nivelet e indit të kaftë, por minjtë meshkuj që kishin qëndruar disa ditë në ambiente të ftohta kishin prodhuar bebe me nivele më të larta të indit të kaftë sesa tjerët.

Ndërkaq, pavarësisht nëse lindja cezariane ishte e planifikuar apo jo, ju mund të mos jeni në gjendje të përqafoheni me fëmijën tuaj menjëherë. Gjithashtu, si çdo procedurë tjetër kirurgjikale, rikuperimi i plagës kërkon pushim për ditët e para, kështu që nuk do të jeni në gjendje të lëvizni nga shtrati. Ka mënyra se si mund të keni një përvojë lidhjeje me të porsalindurin tuaj pas lindjes.

Pas lindjes, foshnja mund t’ju sillet nga infermierja dhe mund të vendoset lëkurë më lëkurë në gjoksin tuaj të zhveshur. Kjo lloj prekjeje, e referuar edhe si “kujdesi i kangurit”, ka rezultuar shumë i dobishëm për lidhjen emocionale mes jush dhe fëmijës suaj. Ndërsa jeni ende në spital dhe po rikuperoheni nga një procedurë, mund t’i përdorni këto momente për të përqafuar butësisht dhe për të folur me fëmijën tuaj.