Sport

FORMULA 1/ U zëvendësua te Ferrari nga Hamilton, Carlos Sainz zyrtarizohet në skuderinë e re!

Carlos Sainz po zhvillon sezonin e fundit me Ferrarin, për shkak se “kokëkuqja” vendosi që për vitin 2025 të merrte pilotin britanik, Lewis Hamilton.

Prej kohësh, piloti spanjoll ishte në kërkim të një skuadre, të cilën tashmë duket se e ka gjetur.

Ai është prezantuar me skuderinë e Williams, ku sezonin e ardhshëm do të jetë shok skuadre me anglo-tajlandezin, Alexander Albon.

Skuderia britanike po synon që të ringrihet dhe njëherë në majat e Formula 1 dhe beson se me Sainz në krye do të arrijë të bëjë mirë vitin e ardhshëm.