Formula 1, sot në orën 15:00 zhvillohet gara për Çmimin e Madh të Hungarisë. Dje në provat zyrtare, Lewis Hamilton mori një “pole position” surprizues. Piloti i Mercedes-it rikthehet në front në kualifikuese për herë të parë që nga GP i Arabisë Saudite më 2021-shin, duke përfunduar përpara Red Bull-it të Max Verstappen-it.
Në rreshtin e dytë përfundoi Lando Norris, më i ngadaltë me disa të mijta dhe i treti përpara McLaren-it tjetër të Oscar Piastrit. Pas Guanyu Zhou, në rreshtin e tretë është Ferrari i Charles Leclerc-ut, i cili do të startojë nga vendi i gjashtë. Qëndron larg makina tjetër e kuqe e Carlos Sainz-it, i cili do të startojë nga vendi i njëmbëdhjetë pas eliminimit në Q2.
PROVAT ZYRTARE
Rreshti i parë
1. Lewis Hamilton (Mercedes)
2. Max Verstappen (Red Bull)
Rreshti i dytë
3. Lando Norris (McLaren)
4. Oscar Piastri (McLaren)
Rreshti i tretë
5. Guanyu Zhou (Alfa Romeo)
6. Charles Leclerc (Ferrari)
Rreshti i katërt
7. Valtteri Bottas (Alfa Romeo)
8. Fernando Alonso (Aston Martin)
Rreshti i pestë
9. Sergio Perez (Red Bull)
10. Nico Hulkenberg (Haas)
Rreshti i gjashtë
11. Carlos Sainz (Ferrari)
12. Esteban Ocon (Alpine)
Rreshti i shtatë
13. Daniel Ricciardo (AlphaTauri)
14. Lance Stroll (Aston Martin)
Rreshti i tetë
15. Pierre Gasly (Alpine)
16. Alexander Albon (Williams)
Rreshti i nëntë
17. Yuki Tsunoda (AlphaTauri)
18. George Russell (Mercedes)
Rreshti i dhjetë
19. Kevin Magnussen (Haas)
20. Logan Sargeant (Williams)