Sport

Formula 1, Singapori stacioni i radhës i Botërorit!

Kampionati Botëror në Formula 1 do të vazhdojë me garën e 18-të të sezonit nën organizimin e Singaporit. Gara me 62 xhiro do të zhvillohet në pistën “Marina Bay Street” me një gjatësi prej 4.94 kilometrash. Xhirot e renditjes do të mbahen nesër në orën 15:00 ndërsa gara për çmimin e madh të dielën, më 22 shtator, në orën 14:00.

Në garat e zhvilluara këtë sezon në F1, piloti Max Verstappen në vendin e parë ka fituar 7 gara, ndërsa Lewis Hamilton, Lando Norris dhe Charles Leclerc dhe Oscar Piastri nga dy herë, kurse pilotët George Russell dhe Carlos Sainz nga një herë.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe skuadrave janë si më poshtë:

Pilotët

1. Max Verstappen (Holandë): 313

2. Lando Norris (Britani e Madhe): 254

3. Charles Leclerc (Monako): 235

4. Oscar Piastri (Australi): 222

5. Carlos Sainz (Spanjë): 184

Ekipet

1. McLaren: 476

2. Red Bull: 456

3. Ferrari: 425

4. Mercedes: 309

5. Aston Martin: 82