Sport

Formula 1, gara e radhës në Monako/Sot provat zyrtare!

Kampionati Botëror në Formula 1 do të vazhdojë me garën e tetë të sezonit, radha e organizimit të Monakos. Gara me 78 xhiro do të zhvillohet në pistën me një gjatësi prej 3,3 kilometrash që mban të njëjtin emër me Monakon.

Xhirot e renditjes do të mbahen sot në orën 16:00, ndërsa gara të dielën e nesërme, më 26 maj duke filluar nga ora 15:00.

Deri më tani, piloti holandez i Red Bull-it, Max Verstappen ka fituar pesë gara, ndërsa ai spanjoll i ekipit të Ferrarit, Carlos Sainz dhe piloti Lando Norris nga McLaren-i, secili ka nga një fitore.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve janë si më poshtë:

– Pilotët –

1. Max Verstappen (Holaandë): 161 pikë

2. Charles Leclerc (Monako): 113

3. Sergio Perez (Meksikë): 107

4. Lando Norris (Britani e Madhe): 101

5. Carlos Sainz (Spanjë): 93

– Ekipet –

1. Red Bull: 268

2. Ferrari: 212

3. McLaren: 154

4. Mercedes: 79

5. Aston Martin: 44