Bota Botë e Çuditshme

Formimi i oqeanit të gjashtë? Shkencëtarët parashikojnë ndryshime të mëdha në Afrikë!

Një grup shkencëtarësh ka paralajmëruar se mund të ketë një oqean të gjashtë në Tokë, duke ndikuar vende si Zambia dhe Uganda me një vijë bregdetare të re. Sipas studimeve të fundit, dy pjesë të kontinentit afrikan janë duke u larguar nga njëra-tjetra, një proces që mund të krijojë një oqean të ri midis tyre.

Ky fenomen gjeologjik pritet të ndihmojë në ndarjen e kontinentit afrikan në dy pjesë, përmes një çarje që shtrihet në kufijtë e pllakave tektonike afrikane, arabe dhe somaleze. Ken MacDonald, gjeofizikan detar dhe profesor në Universitetin e Kalifornisë, shpjegoi se procesi do të sjellë përmbytjen e Rajonit Afar dhe Luginës së Riftit të Afrikës Lindore, duke transformuar këto zona në një oqean të ri.

Megjithëse formimi i këtij oqeani të ri është një proces që mund të zgjasë miliona vjet, zbulimi i kësaj dinamikë gjeologjike është një dëshmi e rëndësishme për ndryshimet që po ndodhin në Tokë. Shkencëtarët vazhdojnë të studiojnë këtë fenomen për të kuptuar më mirë efektet dhe pasojat që do të sjellë në të ardhmen.