Java e 11-të e Kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll dje pasdite me dy sfidat e fundit, Dinamo City-Bylis, 1-1 dhe Teuta-Elbasani që përfundoi pa gola. Trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kuqezi sot zbardhën formacionin më të mirë të javës e trajnerin e javës së 11-të.
Duke nisur nga porta, trajnerët kanë përzgjedhur Razak Abalora (AF Elbasani) si portierin e javës, ndërsa formacioni vazhdon me vijën e mbrojtjes: Indrit Prodani (Laçi), Aurel Marku (KF Bylis), Marcelino Preka (Partizani), Arsid Kruja (Teuta).
Spikatën këtë javë tre mesfushorët e Laçit, Bylisit e Partizanit: William Cordero Melo (Laçi), Arli Pergjoni (Bylis), Kristi Kote (Partizani).
Reparti i sulmit është i përbërë nga: Esat Mala (Vllaznia), Bekim Balaj (Vllaznia), Archange Bintsouka (Partizani).
Trajneri i javës së 11-të është përzgjedhur tekniku i Partizanit, Aleksandar Veselinovic.
Kampionati “Abissnet Superiore” ka luajtur ndeshjet e javës së 11-të, ku spektakli nuk ka munguar në të pesta sfidat. Të mërkurën u zhvilluan tre takime. Vllaznia mundi Tiranën me shifrat 3-4 ndërsa Laçi mori tre pikë shumë të vlefshme pasi fitoi në shtëpi ndaj Egnatias 2-0. Fitore edhe për ekipin e Partizanit, që mposhti në transfertën e Korçës skuadrën e Skënderbeut me rezultatin 0-2. Dje: Dinamo City-Bylis, 1-1 e Teuta-Elbasani 0-0.
Të kuqtë e kryeqytetit kryesojnë Kampionatin “Abissnet Superiore” me 20 pikë pas 11 ndeshjesh të luajtura.