Ford ka filluar prodhimin serik të Capri-t të ri tërësisht elektrik në Këln të Gjermanisë. Kështu, së bashku me Explorer, dy modele elektrike tani po dalin nga linja e prodhimit në Gjermani. Informacioni nuk vjen nga një njoftim zyrtar i prodhuesit, por nga zyrtarë për mediat e Këlnit. “Ky është një moment historik i rëndësishëm për uzinën e Këlnit dhe punonjësit e saj në kohët përgjithësisht të vështira në industri”-citohet të ketë thënë njëri nga ata. Pas Explorer, Capri është modeli i dytë elektrik i Fordit që prodhohet në Këln. Të dy modelet bazohen në platformën MEB të Volkswagen.
Ka kaluar më shumë se një vit që kur Ford prezantoi Mustang GTD, i cili debutoi me mbi 800 kuaj fuqi. Tani kemi numrat zyrtarë dhe statistikat reale janë edhe më mbresëlënëse se ato që premtoi fillimisht Ford. Motori 5.2 litërsh V-8 i Mustang GTD tani prodhon 815 kuaj fuqi, duke e bërë atë Mustang më të fuqishëm të prodhuar ndonjëherë. Ky Mustang mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 325 km/h në orë.
Këto shifra duhet të ndihmojnë Fordin në përpjekjen e tij për të kaluar në Nurburgring në më pak se shtatë minuta. Do të jetë një përvojë e ngarjes që shumë pak mund të kenë. Prodhuesi i automjeteve nuk ka treguar se sa modele të tilla do të prodhojë, por ka marrë mbi 7,500 aplikime nga blerësit e interesuar në vetëm 37 ditë.