Ford ka ndryshuar sërish strategjinë e automjeteve elektrike, duke anuluar planet e vjetra për SUV-të elektrikë dhe duke shtyrë prodhimin e kamionçinës së saj të ardhshme elektrike. Në një ndryshim strategjie që Ford thotë se fillimisht do t’i kushtojë kompanisë gati 2 miliardë dollarë, prodhuesi amerikan i automjeteve po zëvendëson SUV-të e anuluar elektrike me modele hibride.
Kështu u tha gazetarëve CFO John Lawler në një telefonatë të martën në mëngjes. Pas vlerësimit të presionit aktual të çmimeve mbi EV-të, kostos së një baterie mjaftueshëm të madhe për të fuqizuar SUV-të dhe duke marrë parasysh kërkesën e konsumatorit, Lawler tha se Ford nuk do të ishte në gjendje të përmbushte qëllimin e tij për arritjen e përfitimit të planifikuar më parë brenda vitit të parë të lançimit.
Përveç EV-ve të anuluara, Ford po shtyn prodhimin e kamionçinës së saj elektrike me madhësi të plotë deri në fund të vitit 2027. Prodhimi i atij automjeti ishte planifikuar më parë të fillonte vitin e ardhshëm në kompleksin e ri të montimit të EV të Ford-it në Tennessee. Rikujtojmë se në muajin qeshor Ford po tërheq Mustang-un e tij për shkak të një problemi me derivate që thotë se nuk përbën rrezik sigurie, por mund të shkaktojë që automjeti t’i shkelë rregullat e emetimeve. “Për shkak të një defekti prodhimi, linja e furnizimit me derivate me presion të ulët mund të mos plotësojë kriteret”-tha kompania në njoftimin e saj të tërheqjes.