Ford po tërheq Mustang-un e tij për shkak të një problemi me derivate që thotë se nuk përbën rrezik sigurie, por mund të shkaktojë që automjeti t’i shkelë rregullat e emetimeve. “Për shkak të një defekti prodhimi, linja e furnizimit me derivate me presion të ulët mund të mos plotësojë kriteret”-tha kompania në njoftimin e saj të tërheqjes.
“Kjo mund të rezultojë që makina të ndeshet me avullimin e derivateve jashtë kërkesave të rregulloreve të standardeve të emetimeve”-shton njoftimi. “Nuk ka asnjë rrezik sigurie që lidhet me këtë tërheqje dhe defekti nuk do të ndikojë në performancën e automjetit”. Ndërkaq, nga viti 2021 deri në vitin 2023 të prekur nga ky defekt janë gjithsej 610 automjete.
Ford gjithashtu pritet të tërheq më shumë se 450,000 SUV dhe kamionçina kompakte në Shtetet e Bashkuara sepse mund të humbasin fuqinë e makinës si rezultat i një problemi të baterisë, tha në një alarm Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada. Modelet e prekura përfshijnë SUV-të Ford Bronco Sport të prodhuara nga viti 2021 deri në 2024 dhe kamionçinat Ford Maverick të prodhuara nga viti 2023 deri në 2024, konkretisht në 456,565 njësi.
NHTSA tha se Ford zbuloi se një “karikim i ulët” i baterisë mund të rezultojë në një humbje të aksesorëve elektrikë si dritat e rrezikut, ose të shkaktojë humbje të fuqisë së makinës, duke rritur rrezikun e një përplasjeje. “Ne jemi të përkushtuar për të garantuar sigurinë dhe kënaqësinë e klientëve tanë”,-tha Ford në një deklaratë për CNN.