Auto & Moto

Ford ndalon prodhimin e F-150 Lightning, çfarë u bë “sebep”?!

Prodhimi i Ford F-150 Lightning thuhet se do të ndalet për gjashtë javë. Siç raportohet, prodhimi i F-150 Lightning do të jetë jashtë linje nga 18 nëntori 2024 deri më 6 janar 2025, një periudhë gjashtëjavore që përfshin një javë pushimi në dhjetor, kur fillimisht ishte planifikuar të ndalohej. Pauza e prodhimit është problemi më i fundit për F-150 Lightning, i cili me daljen e tij në vitin 2022 pritej të jepte një bum të konsiderueshëm në adoptimin e automjeteve elektrike (EV).

Pasi e prezantoi atë si kamionçina e dytë elektrike në SHBA menjëherë pas Rivian R1T Ford shpejt rriti planet e prodhimit për F-150 Lightning, pas kërkesës së lartë pas dërgesave të para në 2022. Megjithatë, blerësit shpejt filluan të largohen, duke rezultuar në shkurtime të shumta pasuese të planit të prodhimit. Në janar, u njoftua se do të punojë vetëm një ndërrim në ditë në fabrikën e prodhimit të Ford F-150 Lightning, nga kulmi i tre ndërrimeve kur kërkesa ishte më e lartë. Marka gjithashtu ka anuluar planet për të zhvilluar një SUV elektrik me tre rreshta.

Autoritetet kanadeze kanë konfirmuar se 14 modele Edge janë vjedhur nga një fabrikë e Fordit. Kjo ngjarje vjen pas një rasti tjetër të ngjashëm në Michigan, ku janë vjedhur modele Mustang dhe Ford-150 Raptors. Bëhet e ditur se hajdutët kanë arritur të vjedhin gjithsej 14 modele Edge brenda një nate në fabrikën e Ontarios, vlera e të cilave arrin në 465,800 dollarë. Policia e vendit ka konfirmuar se ngjarja ka ndodhur natën e 7 ose 8 janarit, megjithatë hetimet ende po vazhdojnë. Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar nën dyshimin për vjedhje, por disa persona janë ndaluar për posedim të makinave të vjedhura.

Ford ka bërë të ditur gjithashtu se do të përgjysmojë prodhimin e planifikuar të kamionëve elektrikë F-150 Lightning vitin e ardhshëm. Siç raportohet nga portali Automotive News, duke cituar një dokument të Ford-it dërguar furnitorëve, Ford do të prodhojë 1600 njësi në javë duke filluar nga janari. Theksojmë se kompania amerikane e makinave fillimisht kishte planifikuar të prodhonte 3200 në javë. “Ne do të vazhdojmë të përafrojmë prodhimin me kërkesën e klientit”,-tha një zëdhënëse e Ford, sipas CNBC. Kërkesa globale për automjete elektrike po rritet më ngadalë këtë vit nga sa prisnin prodhuesit. Disa kompani ofruan zbritje për të bindur njerëzit të blinin makina elektrike, por as subvencionet e qeverisë nuk ishin të mjaftueshme për të stimuluar kërkesën.