Forcojnë shëndetin e kockave dhe janë të pasura me vitamina, vlerat shëndetësorë të kumbullave të thata!

Mjekët, por edhe ekspertët e Universitetit A&M të Teksasit kanë konfirmuar se kumbullat e thata janë të pasura me vitamina, minerale, antioksidantë, kombinimi i të cilave shërben si mburojë për kockat.

Studimet kanë treguar gjithashtu se ngrënia e 8-12 kumbullave të thata në ditë forcon kockat dhe maksimizon potencialin e tyre. Sipas disa studimeve shkencore të fundit, konsumi ditor i kumbullave të thata ndihmon në riparimin e dendësisë së humbur kockore dhe përmirëson shëndetin e tyre.

Kumbullat e thata janë të pasura me vitaminë K dhe mangan, dy ushqyes të domosdoshëm për funksionin normal të kockave. Vlerat e kumbullave të thata vlejnë edhe për shëndetin e njerëzve që vuajnë nga tumoret apo ata në profesione të rrezikshme me rrezatime.

Si të mirëmbani shëndetin e kockave

Kumbullat janë një ushqim i nevojshëm për shëndetin e kockave. Këshillohet që të konsumoni çdo ditë fruta dhe perime të shumëllojshme.

Mos neglizhoni arrorët dhe bishtajorët, të cilët kanë të njëjtët ushqyes të rëndësishëm për kockat si kumbullat e thata. Sigurohuni që të merrni shumë proteina dhe suplementë të vitaminës D.

Suplementët e kalçiumit janë të nevojshëm vetëm në rast se nuk konsumoni ushqime të pasura me këtë mineral. Kryeni aktivitet të rregullt fizik si ecja apo vrapi. Edhe ushtrimet me pesha të një intensiteti minimal është gjithashtu e rëndësishme.

Vlerat e kumbullave të thata

Për 100 gramë kumbulla të thata: 223 kalori, 0 gramë fibra. Edhe pse me mungesë fibrash, kumbullat e thata kanë një efekt laksativ, pastrues për trupin. Përveç kësaj, në një kupë ka 2.5 gramë proteina dhe përmbush 13% të kërkesave tuaja ditore për hekur.