Showbiz

“Forbes 2020” zbulon listën e të famshmëve më të paguar

Kylie Jenner kryeson listën e të famshmëve më të paguar të “Forbes 2020” me gati 600 milionë dollarë, ndërsa vendin e dytë e zë kunati i saj, Kanye West.

Viti 2020 ishte një vit i vështirë dhe sfidues për të gjithë. Jenner, 23 -vjeçe dhe West, 43 -vjeç, i cili është i martuar me motrën e saj Kim Kardashian, kryesuan listën vjetore të Forbes për të famshmit më të paguar për vitin 2020.

Jenner kryesoi listën me 590 milionë dollarë fitime vitin e kaluar, ndërsa West doli në vendin e dytë me 170 milionë dollarë.

Pjesa më e madhe e fitimeve të vitit, të Jenner erdhi nga shitja e 51% të aksioneve të kompanisë së saj “Kylie Cosmetics” tek Coty.

Ajo fitoi 600 milionë dollarë nga shitja, Forbes shton se ajo futi në xhep 540 milionë dollarë paraprakisht.

Ndërsa ajo u emërua si miliarderja më e re ‘e bërë vetë’ në vetëm 21 vjeç në mars 2019, të ardhurat e kompanisë së saj u diskutuan dhe ajo humbi ‘statusin’ e saj si miliardere.

“Forbes” vlerësoi në nëntor se pasuria e saj neto vlerësohet rreth 700 milionë dollarë, megjithëse shitja e saj tek Coty përshkruhet si, ‘një nga arkëtimet më të mëdha të famshme të të gjitha kohërave’.

Kompania e saj “Kylie Cosmetics” kishte të ardhura në vitin 2019, gjithsej 200 milionë dollarë, me një arritje të madhe në media prej 175 milionë njerëz.

Fitimet e West prej 170 milionë dollarë e kanë shtyrë ‘pasurinë e tij në kohë reale’ në 1.3 miliard dollarë, që nga e narta.

West bëri një marrëveshje me markëne  njohur të atleteve Adidas, me ‘informacion të ri’ në lidhje me marrëveshjen që e bind Forbes për ta quajtur atë një miliarder.

Adidas prodhon markën e tij të atlete Yeezy, me kompaninë që i paguan një shumë vjetore reperit për atletet e tij.

Pjesa tjetër e 10 më të mirëve në listën e Forbes përbëhet kryesisht nga atletë, me pesë nga tetë gjithsej, që fitojnë pasuritë e tyre kryesisht përmes pagave të markave sportive.

Vendin e tetë e zë legjenda e tenisit Rofer Federer, me 106.3 milionë dollarë, pas tij vjen Cristiano Ronaldo me 105 milionë dollarë.

Listën e pason Lionel Messi më 104 milionë dollarë, në vendin e gjashtë renditet Tyler Perry me 97 milionë dollarë.

Perryn e pason Neymar në vendin e shtatë me 95.5 milionë dollarë, ndërsa pas tij vjen Howard Stern me 90 milionë dollarë.

Ylli i NBA-së, LeBron James vjen në vendin e nëntë me 88.2 milionë dollarë, kurse i fundit në këtë listë është aktori Dwayne Johnson me 87.5 milionë dollarë.