Aktualitet

Inceneratori i Fierit/Ekspertja Manjola Fida: Nuk u abuzua me fondet publike!

Fondet për inceneratorin e Fierit, ekspertja Manjola Fida shprehet se “nuk është abuzuar me fondet publike”. Në fushën e ndërtimit, prej vitesh inxhinierja asiston edhe si eksperte e pavarur në gjykata.

Çështjet aktuale ku ka deklaruar ekspertizën lidhen me efektet e tërmetit në Durrës, si dhe punimet në inceneratorin e Fierit. Pas një muaji verifikimesh, Fida dorëzoi konkluzionet përkatëse duke konstatuar se “për ndërtimin e inceneratorit nuk u abuzua me fondet publike”.

Abuzime nuk ka, duke qenë se ne jemi para faktit se në vepër ishte parashikuar që të ndërtohej me një shumë monetare rreth 32 milion euro. Faktikja është se ditën që ne kemi bërë inspektimin, vlera e investimit ishte 35 milion euro, pra kemi një tejkalim. Dhe këto punime dhe vlera monetare që është në tejkalim, është marrë përsipër e nuk është njohur si nga ana e supervizorit dhe nuk është faturuar në drejtim të shtetit e që kompania koncensionare do ta mbulonte vetë.

Për shumën e investuar, inxhinerja mban parasysh kontratën e nënshkruar midis autoritetit nënkontraktor dhe shoqërisë koncensionare.

Ndërtimi nga inspekimi që ne i kemi bërë objektit, referuar në dokumentacionin e mbajtur për ndërtimin e kësaj vepre, rezulton që vlera faktike të jetë rreth 35 milion euro. Kemi një rritje të vlerës së investimit nga ajo e parashikuar. Kjo ka ardhur për shkak se është ndryshuar sheshi i ndërtimit dhe përmirësimi i teknologjisë së impiantit.

Fida thekson se ky rezultat bazohet në prova shkresore, mes tyre librezat e masave dhe situacionet që hartohen çdo muaj e që më pas janë miratuar nga mbikëqyrësi për kolaudimin e objektit.

Referuar kushteve të projektimit është kusht i domosdoshëm që një objekt të ndiqet nga mbikëqyrësi i punimeve. Për hartimin e akt-ekspertimit i jemi referuar të gjithë dokumentacionit të mbajtur nga mbikëqyrësi i punimeve që në rastin konkret ka qenë shoqëria Ave Consulting, përfaqësuar nga zoti Arben Dervishi.

Pjesë e dokumentacionit të mbikëqyrësit janë librezat e masave që hartohen për çdo zë punimi, procesverbalet e punimeve të maskuara që shoqërohen me fotografi, sepse duke qenë se janë punime të maskuara kur shkon për të parë veprën, për të bërë inspektimin, nuk mundesh më t’i shikosh. Kështu që i referohesh dokumenteve që shoqërohen gjatë punimit të veprës./Top Channel