Lifestyle

Fobia se mos ngelesh pa telefon, si të trajtojmë varësinë nga smartfonët!

Nomofobia është fobia e të mos paturit telefon. Një term i shpikur nga studiues britanikë në 2008 për të përshkruar tmerrin e të qenit i paarritshëm, të mos paturit me vete smartphone. Telefonat inteligjentë kanë hequr gjithashtu dëshirën për të mprehur mendjen tonë për të “zgjidhur fjalëkryqe”. Përdorimi problematik mund të kthehet në varësi. “Kur shfaqen simptoma të caktuara si dridhje, djersitje, takikardi, marramendje, ankth, shqetësim i tepruar. Nëse pamundësia për të përdorur smartfonin na shkakton disa nga këto reagime, nëse ndjejmë mungesën e diçkaje jo vetëm në nivel psikologjik, por edhe fizike, kjo do të thotë se ne jemi përballur në të vërtetë me një varësi.”

Kënaqësia që ndjejmë kur shohim një njoftim ka një bazë kimike dhe quhet dopaminë. “Është një neurotransmetues që rregullon emocionet tona dhe të presësh për të mbërritur një njoftim është saktësisht e ngjashme me atë kur presim për lajme dhe kjo gjeneron kënaqësi ose ankth. Dhe nëse telefonit i mbaron bateria ose nuk funksionon, ndërpritet edhe qarku i dopaminës.Dhe kjo padyshim shkakton tension sepse funksioni i këtij neurotransmetuesi ndalon papritur.

Nëse e keni gjetur veten në të gjithë këta shembuj, ka ardhur koha të bëni pak detoksifikim. Mund të përpiqemi t’i japim vetes disa rregulla, për shembull shmangia e gjumit me smartfonin e vendosur në tavolinën e shtratit, lënia e tij mënjanë kur jemi në tavolinë, fikja nëse zgjedhim të shikojmë një film apo serial. Nëse këto metoda nuk funksionojnë, mund të provojmë edhe ‘terapinë e shokut’.

Aktivizojmë të gjitha njoftimet, vendosim të gjitha tingujt, mesazhet, emailet e mundshme, Whatsapp, Facebook, Instagram, TikTok, sigurohemi që telefoni të bjerë vazhdimisht. Në një moment të caktuar nuk mund të mos ndihemi të mërzitur nga të gjithë këta tinguj dhe kjo do të na bëjë të fshijmë ose të mbyllim në heshtje të gjitha ato aplikacione dhe rrjete sociale që ne i konsiderojmë në fakt të padobishme dhe të reduktojmë përdorimin që i bëjmë smartfonit.