Health & Beauty Lifestyle

Fluturimet e gjata dhe problemet me gjumin ‘zbehin’ shkëlqimin e fytyrës, por disa sipërmarrëse të bukurisë janë këtu për t’ju ndihmuar me disa këshilla!

Nga Miranda Kerr e deri te Winnie Harlow ne në këtë artikull do të ndajmë me ju këshillat e vyera të disa prej sipërmarrëseve të bukurisë për një fytyrë plot shkëlqim para dhe pas fluturimit.

1.Winnie Harlow, modele

“Këshilla ime më e mirë e udhëtimit është të paketoni një maskë për ta përdorur kur të mbërrini dhe të përpiqeni të futeni në zonën tuaj të re kohore, mos të bini në gjumë nëse zbarkoni në orën 16:00. Gjithashtu, bëni një seancë të plotë të kujdesit të lëkurës në shtëpi përpara fluturimit tuaj. Kur të zbarkoni, lëkura juaj do t’ju falënderojë për dashurinë e treguar.”

2.Alexa Chung, stiliste, modele dhe prezantuese

“Për mua, problemi me gjumin është i tmerrshëm. Unë dremis, gjë që është absolutisht e gabuar për t’u bërë, veçanërisht nëse do të shkoni nga Londra në LA dhe duhet të takoni dikë për darkë atë natë. Por mund të kaloni natën më argëtuese ndonjëherë duke pirë psychedelic (efekti kryesor i të cilave është të shkaktojnë gjendje jo të zakonshme të vetëdijes) në 2 të mëngjesit.”

3.Miranda Kerr, modele dhe sipërmarrëse e kujdesit të lëkurës

“Më pëlqen të shkoj për një shëtitje jashtë kur të arrij dhe nëse është e mundur, të ecë zbathur në bar për t’u rilidhur, tokëzuar dhe të kem pak kohë për të ribalancuar veten. Melatonina është gjithashtu e mrekullueshme për t’ju ndihmuar të jeni në zonën kohore.”

4.Charlotte Tilbury, grimiere dhe sipërmarrëse bukurie

“Unë përdor maskën Charlotte Tilbury Instant Magic Facial Dry Sheet gjatë fluturimit, ndërsa kremi im i natës Magic është shumë i pasur dhe i mahnitshëm pas fluturimit për të rikthyer shkëlqimin e duhur. Nëse keni veçanërisht rrudha rreth syve, thjesht përdoreni atë.”

5.Victoria Beckham, stiliste dhe sipërmarrëse bukurie

“Përpiqem të mos përdor asnjë ilaç për gjumin, në vend të kësaj, do të marr magnez, do të pi një çaj bimor dhe do të përpiqem të fle, por është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Unë nuk e anashkaloj stërvitjen time edhe kur ndihem tepër e lodhur, sepse të jep më shumë energji dhe të kthen në rutinën tënde. Unë nuk e kam luksin për të dremitur gjatë ditës.”

6.Huda Kattan, grimiere dhe sipërmarrëse bukurie

“Problemi me gjumin është vërtet sfidues për mua, por jam e fiksuar pas magnezit, pasi më mban të qetë dhe më ndihmon të bie në gjumë. Dikur rrija zgjuar, por tani marr magnez, më pas dëgjoj flauta të Amerikës vendase ose lexoj libra.”

7.Joanna Vargas, estetike dhe sipërmarrëse e kujdesit të lëkurës

“Udhëtimi me të vërtetë ndikon në lëkurën time, kështu që, sa më shpejt që të mundem, nis me maskën time eksfoliuese Joanna Vargas, e ndjekur nga maska ime e fytyrës ‘Twiligh’t, duke punuar gjithashtu në pikat e presionit rreth syve. Pasi të kem hequr maskat, përdor produktin e mbetur në lëkurën time për të përfunduar një masazh të fytyrës me qëllimin për të rritur qarkullimin e gjakut.”

8.Kate Somerville, estetike dhe sipërmarrëse e kujdesit të lëkurës

“Pas një fluturimi të gjatë, futem direkt në tualetin e hotelit përpara se të hyj në dhomën time. Shkoj direkt në pishinë, pastaj në dhomën e avullit ose saunën dhe më pas bëj një dush të ftohtë. E bëj këtë tre herë dhe nuk kam më probleme me gjumin. Uji i nxehtë pastaj i ftohtë ju ndihmon për t’ju tokëzuar. Të qenurit në ujë më ndihmon të qëndroj e ekuilibruar.”

9.Diarrha N’Diaye-Mbaye, sipërmarrëse bukurie

“Unë udhëtoj shumë midis Senegalit dhe Nju Jorkut dhe  sapo zbres, laj fytyrën dhe aplikoj serumin ‘Botanik Vintner’s Daughter Active’.”

10.Olivia Palermo, ndikuese e modës dhe sipërmarrëse e bukurisë

“Unë gjithmonë fluturoj një ditë më herët, kështu që mund të zgjohem gati për të shkuar, duke u ndjerë e freskët. Kur fluturoj, nuk përdor asgjë në fytyrën time përkundrazi, bëj një dush dhe merrem me kujdesin e lëkurës kur  arris.”

11.Shani Darden, estetike dhe sipërmarrëse e kujdesit të lëkurës

“Pas fluturimit, përdor maskën Shani Darden. Unë e dua gjithashtu pajisjen NuFace, pasi mikrorryma është kaq e mirë për fytyrën.”