Prej kohësh në media po përflitet një rikthim i mundshëm mes Belen Rodriguez dhe Stefano De Martino. Prezantuesja prej disa kohësh është parë fillimisht me aktorin Michele Morrone, më pas me ish të dashurin Andrea Iannone dhe më në fund me ish-bashkëshortin Stefano De Martino. Thashethemet për Belen nuk kanë të ndalur prej javësh që kur ajo deklaroi se ishte beqare dhe u nda nga Antonino Spinalbese, babai i fëmijës së saj të dytë Luna Marì.
https://www.instagram.com/p/CZeNXrDgAeB/?utm_source=ig_embed&ig_rid=2e5a8af8-ee64-4b66-a2d3-f2ec1ac7bd7a
Belen dhe Stefano janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit së fundmi tek një festë e përbashkët e mikeshës së tyre dhe që nga ajo mbrëmje takimet mes tyre janë bërë gjithnjë e më të shpeshta. Pamjet gjatë festës bënë që paparacët të ndiqnin Belén dhe Stefanon që ktheheshin nga festa, duke i fotografuar së bashku teksa hynin në shtëpinë e këtij të fundit.
Rikujtojmë se javën e kaluar ata u panë në një hotel të njohur milanez. Konfirmimi erdhi edhe nga njerëzit e afërt të Belén Rodriguez, të cilët thanë për “Chi” se prezantuesja më në fund ndihet e lumtur, aq sa ka flutura në bark, sikur të kishte rënë në dashuri për herë të parë.
Sjellim në vëmendje se aktori i famshëm i “365 Days”, Michele Morrone u përball me një ‘lum’ kritikash pas disa komenteve aspak të hijshme që bëri në adresë të ‘showgirl’-it argjentinas, Belen Rodriguez.
Ai u shpreh në një mënyrë përçmuese duke pretenduar që Belen nuk ka asgjë tjetër përveç bukurisë:
Alan më këshillon të fejohem me Belen. Atëherë, prototipi im për një grua është pak më i lartë se dy gjokse dhe një prapanicë. Por kush e di…