Gjermanët kanë rritur çmimet në prag të finales së Euro 2024, ndërsa tifozët po mblidhen në Berlin.
Duhet të paguani 475 euro, sipas The Guardian për të qëndruar një natë në një suitë luksoze me pamje nga qyteti. Rreth 35,000 anglezë pritet të jenë në Olympiastadion kur Anglia të luajë kundër Spanjës në finalen e Kampionatit Evropian të dielën mbrëma.
Fluturimet drejt Berlinit, nisin nga 700 € (588 £) vajtje-ardhje (disa me ndalesë brenda natës në Zvicër). Çdo hotel me buxhet të ulët është i dhënë, shkruan media britanike.
Në mesin e mbështetësve ekziston një ndjenjë se po rritet pritshmëria në një ekip që pati vështirësi në fillim të turneut. Policia angleze ka lavdëruar sjelljen e tifozëve të Anglisë, me drejtuesin kombëtar për policinë e futbollit, shefin e policisë Mark Roberts, duke thënë se kishte 66 arrestime.
“Ne vlerësojmë se ka pasur rreth 200,000 udhëtime të anglezëve në Gjermani deri më tani në turne dhe shumica dërrmuese e tifozëve të Anglisë që udhëtojnë janë sjellë jashtëzakonisht mirë”, tha ai.
Spanja dhe Anglia do të mbështeten me nga 11,500 tifozë secila në finalen e Europianit që do të luhet të dielën në stadiumin Olimpik në Berlin.
Këto janë shifrat zyrtare që UEFA ka ndarë për secilën nga dy federatat finaliste. Të gjithë këto bileta janë të shitura tashmë për 95 euro dhe të disponueshme me çmime më të larta, midis 300 dhe 2000 euro, shtuar dhe vështirësinë për të gjetur një fluturim.