Aktualitet

Flukset në pikat e kalimit kufitar, drejtori i Doganave Gazheli në terren! Inspektim në Muriqan, 17 mijë qytetarë kaluan në 24 orë!

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli zhvilloi sot një vizitë në pikën doganore të Muriqanit, ku pa nga afër punën e punonjësve të kësaj dogane në zemër të sezonit turistik.

Duke i shprehur mirënjohjen stafit për profesionalizmin në përballimin e fluksit të lartë të vizitorëve, ai ka kërkuar shërbim sa më mikpritës gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta.

Në pikën doganore të Muriqanit vetëm në 24 orët e fundit kanë kaluar 17587 qytetarë si dhe 5263 mjete.

Disa qindra automjete shqiptare dhe të huaja ndodhen në vështirësi kalimi në pikën kufitare të Qafë Botës.

Sipas burimeve lokale radha nis në doganën greke dhe po arrin afro 1.5 km.

Shkak për vonesën në dalje të territorit shqiptar është puna me ritëm të ulët në doganën greke, e cila punon vetëm me një sportel si për hyrjet edhe për daljet.

Jashtë kamerave turistët e shumtë por edhe banorët thonë se janë nën temperatura rreth 40 gradë për gati 2 orë.