Florence Pugh ka folur hapur për ndikimin e komenteve negative mbi peshën e saj në një intervistë të fundit me British Vogue. Në bisedën për kopertinën e tetorit, aktorja 28-vjeçare zbuloi se si ka ndikuar ngacmimi online në jetën e saj.
Është shumë e vështirë… Nuk ndihesh kurrë mirë të dish se njerëzit janë të neveritshëm për vetëbesimin tim ose peshën time.
Ajo theksoi se gjithmonë ka dëshiruar të mbetet autentike dhe të mos shesë një imazh që nuk është ajo.
Pugh përmendi gjithashtu se ky ngacmim ka pasur ndikim edhe në ish-të dashurin e saj, Zach Braff. Ajo e pranoi se ishte “shumë e vështirë” për të të përballesh me komentet në kanalet e saj të mediave sociale, duke e cilësuar internetin si një “vend shumë të poshtër”.
Kjo deklaratë e saj vjen në një kohë kur diskutimet mbi trupin dhe vetëbesimin janë bërë gjithnjë e më të rëndësishme, duke nxitur një reflektim mbi mënyrën se si shohim dhe trajtojmë veten dhe të tjerët.