Festivali i Kanës ka gjithmonë vëmendjen maksimale të mediave, sidomos këtë vit që u zhvillua në muajin korrik, ndryshe nga të gjithë herët e tjera. Personazhe të famshëm, duke nisur nga aktorë, modele dhe blogerë të famshëm kaluan në tapetin e kuq, me përpjekjen për të tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Por mes gjithë atyre personazheve që shkëlqyemn, ishte edhe aktorja Andie MacDowell që arriti të fitonte vëmendjen me flokët e saj super natyral, të thinjur.
E veshur me Versace
Ajo u shfaq më thjesht nga ç’e prisnim, me kaçurrelat e saj të thinjura dhe një grim shumë natyral. Me siguri ky është trend-i më i ri, të dukesh ashtu siç je. Ndoshta ky ka qenë edhe mesazhi më i bukur nga Festivali i Kanës. Dy fustanet që ambasadorja e L’Oréal në Paris kishte zgjedhur të vishte në këtë mbrëmje të rëndësishme dukeshin padyshim fantastike tek ajo.
E veshur me Prada
Rikujtojmë, se ky Festival u rikthye duke sjellë shkëlqim, magjepsje dhe modë përsëri në Jug të Francës. Ky vit duket se ka të bëjë me tonet e ndritshme dhe fytyrat e pastra. Pjesë e ngjarjes ishte edhe modelja e njohur Bella Hadid, e cila doli në tapetin e kuq për shfaqjen e filmit “Annette” në një fustan bardh e zi, i detajuar me një nga trend-et kryesore të kësaj vere.