Kënga “Espresso” ka qenë padyshim ndër të preferuarat e verës për të gjithë. Por ajo që gjithnjë na ka rënë në sy te këngëtarja e hitit Sabrina Carpenter kanë qenë dhe flokët e saj. Flokët biondë me onde perfekte dhe baluke, e shfaqin kaq bukur fytyrën e saj.
Por së fundmi, fansat e saj kanë ngritur dyshime, a mban ajo një paruke? Shumë nga komentuesit aludojnë se është e pamundur që flokët të duken aq bukur në çdo dalje publike dhe të mos lëvizin fare as pas performancave elektrizuese.
Një tjetër arsye që i shtyn fansat të dyshojnë është edhe trendi që në fakt kanë ndjekur përgjatë viteve yjet. Dhjetra artistë, që nga Megan Thee Stallion tek Lady Gaga, Nicki Minaj apo Dolly Parton mbajnë paruke herë pas here. Mbajtja e parukes krijon edhe njëfarë mbrojtjeje për flokët natyralë, duke mos i stiluar çdo ditë për koncerte e turne. Megjithatë Sabrina Carpenter nuk ka thënë ende asnjë fjalë për këtë thashethem.
Rikujtojmë se, Sabrina Carpenter, këngëtarja e njohur dhe aktorja, ka reaguar fuqishëm ndaj kritikave që e akuzonin për këndim playback gjatë koncerteve të saj. Ajo postoi një video nga turneu i saj “Short n’ Sweet” në TikTok, e cila ka arritur miliona shikime dhe ka marrë një pritje të jashtëzakonshme nga fansat.
Në mes të këtij gëzimi, disa komentues filluan të shprehnin dyshime mbi aftësitë e saj vokale, duke pyetur nëse ajo këndon ndonjëherë live. Një përdorues shkroi: “A këndon ajo ndonjëherë live?” Kjo pyetje i dha Sabrina-s mundësinë të sqarojë situatën dhe të mbrojë punën e saj.