Fansat sy shqiponjë nuk mund të mos vinin re se Mozzik dhe Tayna nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, detaj që ka ndodhur vetëm pak muaj pas lançimit të projektit të tyre “Edhe ti”.
Krahas këtij detaji shumë të rëndësishëm e thelbësor në kohët që jetojmë, ndjekësit e tyre kanë vënë edhe diçka tjetër.
Mozzik ka ripostuar videon e një futbollisti teksa ai po dëgjonte hitin e tij dhe Taynas por Mozzik ka mbuluar emrin e reperes me flamurin shqiptar.
Të gjithë mendojnë se ata e kanë prishur marrëdhëniën e tyre gjë që do të ishte e trishtë për krijimin e këngëve të reja së bashku.
Megjithatë, Mozzik ka reaguar kundrejt këtyre aludimeve duke theksuar se asgjë nuk është e vërtetë, Tayna është një ndër mikeshat e tij më të mira dhe në videon e ripostuar, emrin ja ka mbuluar pa vetëdije.