Shtatë çifte çerekfinaliste të “Dancing With The Stars” do të kalojnë një sfidë të vështirë këtë mbrëmje. Kërcime me zhanerë të ndryshme do t’i japin një tjetër ngjyrë ekranit të Top Channel mbrëmjen e kësaj të premteje.
Këtë mbremje çerekfinale të “Dancing With The Stars” në ekranin e Top Channel e nisi Sardi Strugaj me mikeshën e tij prej 11 vitesh, Semi Jaupaj. Me një freestyle plot emocion, ata rrëmbyen 35 pikë dhe morën kryesisht komente pozitive.
Olta Gixhari nuk nguroi t’i ngacmonte, pas kimisë që shfaqën në performancën në skenën e “Dancing With The Stars” dhe kalimit dorë për dore në tapetin e kuq të filmit “5 Herë Jo”.
Olta: Vetëm kërcim miqsh nuk m’u duk, shkoni në premierë për dore, keni një kimi bashkë. Me shokët e mi nuk kam këtë marrëdhënie.
Semi: Kemi disa projekte bashkë.
Olta: Flini bashkë që të dalë projekti sa më bukur?
Semi: Kemi një këngë.
Iliri: Do të ketë kërcim?
Olta: Kishit kimi bashkë, pashë Sardin të posedonte.
Iliri: Ishte performancë e lezetshme,
Valbona: Çift elegant.
Iliri: Për mendimin tim kontrolloi gjithçka që treguat, kot u ndatë.
Olta: Ju të njishit do të kaloni nga Iliri.