Showbiz

Flet vrasësi i John Lennon: “E bëra për famë, meritoj vdekjen”

Kanë kaluar 40 vite që nga vrasja gjakftohtë e John Lennon që asokohe tronditi botën.

Për herë të parë mbi këtë çështje ka folur autori i krimit, Mark Chapman, avokati i të cilit për 11-ën herë kërkon lirimin me kusht të tij.

Ai është shprehur se kur kreu vrasjen e yllit të “The Beatles” ishte 25-vjeç dhe gjithçka e ka bërë për famë. “E dija që Lenon ishte shumë shumë shumë i famshëm dhe doja lavdi personale. Doja që emrin tim ta dëgjonin të gjithë” –tha ai.

Më pas Chapman shtoi se nuk ka asnjë justfikim për atë që ka bërë, ishte një veprim egoist që i mori jetën një personi të pafajshëm dhe për këtë ai i kërkon shumë ndjesë familjes dhe ish-partneres së Lennon.

Mark Chapman përfundoi duke thënë se për vrasjen e kryer meriton dënim me vdekje e aspak lirinë.