Celebrities Showbiz

Flet për mediat fansi që i dha Rita Ora-s flamurin serb: “Ma mori nga dora…”

Rita Ora pak ditë më parë është kthyer në temën e diskutimit në të gjitha mediat. Shkak për këtë u bë një performancë e saj në një festival në Hungari, ku këngëtares shqiptare i është dhënë një flamur serb dhe ajo, duke menduar që ka një flamur hungarez në duar, e ka marrë atë me vete në skenë.

Tashmë, fansi në fjalë i quajtur Borivoje, ka folur në një intervistë dhe ka shprehur përshtypjet e tij lidhur me ngjarjen. Borivoje, siç ka shpjeguar vet është hungarez, por duke qenë se është fëmijë që vjen nga një martesë e përzier, nëna e tij është serbe dhe babai i tij hungarez, e ka sjellë flamurin në koncert.

Kam lindur në Hungari, nëna ime është serbe, kam shkuar në festivalin SZIN dhe flamurin serb e mbaj gjithmonë me vete. E kam futur pa problem, në Szeged i duan shumë serbët dhe nuk kanë bërë asnjë problem. Kam ardhur më herët për t’u ulur në rreshtin e parë për të xhiruar një video në Instagram me flamurin e Serbisë në koncertin e Rita-s.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Siç zbuloi Borivoje, ai nuk ia dha flamurin, por ajo e mori vetë dhe u mbulua, gjë që e habiti edhe atë.

Më befasoi edhe ajo, ma mori flamurin nga dora. Unë thjesht doja të bëja një video për TikTok. Askush tjetër nuk ishte me flamurin e Serbisë përveç meje.

Ky gjest i saj ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, pasi është marrë si mosrespektim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe gjenocidit serb. Ajo në një deklaratë të dhënë së fundmi për mediat kosovare, ka thënë se flamuri i ishte dhënë nga një fans dhe nuk e ka dikur se cilit shtet i përkiste. Rita është shprehur se e ka kuptuar që flamuri ishte i Serbisë, pasi ka dalë nga skena. Më tej, Rita thotë se është shqiptare krenare dhe se qëllimi i saj nuk ishte mos respektimi ndaj popullit shqiptar. Për këtë ka reaguar së fundmi edhe nëna e artistes, Vera Ora, me një postim të shpërndarë në InstaStory…