Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Gazi dhe Roza e kanë nisur ditën e sotme me debate. Siç e dini kjo e fundit i do dhe i mbështet kauzat që mbrojnë kafshët. Por Gazi e sheh në një këndvështrim ndryshe këtë cilësi të moderatores. Teksa ndodheshin rreth pishinës me banorët e tjerë, Gazi i thotë Rozës se nuk i pëlqejnë ankesat e saj, ndërsa më pas i përmendi kafshët. Sipas tij, nëse Roza do i donte ato nuk do të vishte rroba me prodhimin e lëkurës së tyre, koment i cili e ka acaruar moderatoren. Ajo i tha se nuk ka dëshirë t’i japë shpjegim, por xhaketa e saj me lëkurën e leopardit është e bërë me qime industriale.
Gazi: Nga e nxore gjithë atë mllef, se mëngjes për mëngjes të kam bërë komplimente. Nga e nxore gjithë atë mllef që paske ruajtur. Ti dukesh edhe si gocë kështu që të vjen keq për kafshët, edhe thua ‘e kishte një peliçe të bukur me lëkurë leopardi’. Nuk të vjen keq ty për leopardin?
Roza: Unë kam peliçe leopardi, e kam aty të varur, e kam me qime industriale
Gazi: Nëse të vjen keq për kafshët nuk duhet të përdoresh figura kafshësh. Nuk duhet t’a përdoresh. Ke gjithë këtë hipokrizi, flet për kafshët dhe i ha ato.
Visualizza questo post su Instagram