Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Prej mbrëmjes së djeshme Ilnisa dhe Sara Karaj kanë debatuar me njëra-tjetrën, debat i cili ka vazhduar edhe ditën e sotme. Vetëm pak më parë në oborr Ilnisa e ka quajtur Sarën, ‘Dubai’, gjë e cila e ka ofenduar Sarën, pasi shprehet se Ilnisa e ka përdorur me kuptim negativ ( duke nënkuptuar eskortat).
Ilnisa: Sje në Dubai këtu ooo, o Dubai, o Dubai…
Sara: Të kesh turp, nuk më djeg mua se e kam një fytyrë që e ruaj, por ty të vijë turp që më përmend mua Dubain. Se të gjithë e kanë kuptuar se si e the ti.
Ilnisa: Seriozisht?
Sara: Turp të të vijë. ti nuk ke një shoqe reale në shtëpi. Veprat tregojnë për ty. Flet për femrat në Dubai, ke shumë fytyrë ti..