Selena Gomez prej disa muajsh është në një romancë me Benny Blanco dhe kjo romancë ka gjeneruar shumë tituj ku theksohet se Benny nuk është aspak tërheqës. Blanco së fundmi ka bërë shaka për këtë cilësi dhe ka pranuar se këngëtarja bukuroshe po “bën bamirësi” duke qenë me të, nisur nga pamja e tij fizike.
Romanca nisi në fund të vitit 2023, kur Selena Gomez konfirmoi se pas vitesh beqare, ajo gjeti sërish dashurinë pasi filloi një lidhje me Benny Blanco, i cili më parë kishte punuar me këngëtaren. Mirëpo, romanca nuk i ka kënaqur fansat e këngëtares, pikërisht sepse fiziku i Blanco-s nuk krahasohet me bukurinë e saj. Mirëpo producenti i merr me humor këto kritika dhe madje i kupton duke thënë me shaka se:
Ajo po bën bamirësi me mua, është çmenduri!
Benny Blanco ka një karrierë të suksesshme. Ai është gjithashtu shumë mbështetës për Gomez, duke e shoqëruar partneren e tij në çmimet Emmy dhe Golden Globes. Sa i përket Selenës, ajo duket se nuk i kushton aspak rëndësi këtyre komenteve, pasi në disa raste ka mbrojtur partnerin e saj kur ai sulmohet në rrjetet sociale.
Ai ka qenë gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë. Ai ka qenë më i mirë se kushdo me të cilin kam qenë ndonjëherë. Unë kam qenë në terapi që kur isha 18 vjeçe, e di se çfarë është më e mira për mua dhe do të luftoj derisa të marr atë që meritoj.
Rikujtojmë, se Gomez ka një pasuri me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë dollarësh. Ajo nuk është thjeshtë një interpretuese por gjithashtu një sipërmarrëse. Ndërmarrjet e saj përfshijnë organizimin e shfaqjeve në ‘Food Network’, prodhimin ekzekutiv të projekteve hit si “Only Murders in the Building” dhe “13 Reasons Why” dhe role në filma të suksesshëm si “Monte Carlo” dhe “Spring Breakers”.