Së fundmi, avokatja e yllit hollivudian Johnny Depp, Camille Vasquez, zbuloi se ajo është ende në kontakt me aktorin. Një vit pas gjyqit mes Depp dhe ish-gruas së tij, Amber Heard, avokatja thotë se ajo dhe persona të tjerë në ekipin e tyre ligjor, përfshirë Benjamin Chew, janë në kontakt me aktorin.
Herën e fundit që fola me Depp ishte ndoshta disa muaj më parë, por ne gjithsesi mbetemi në kontakt. Ka një grup njerëzish që korrespondojnë me të dhe i dërgojmë mesazhe duke e uruar për suksesin e tij në vitin e fundit. Ditëlindja e tij e madhe po vjen, kështu që jam e sigurt se do ta festojë pavarësisht faktit se lëndoi këmbën.
Vasquez gjithashtu vuri në dukje se ajo dhe kolegët e saj po planifikojnë të marrin pjesë në një nga koncertet në turneun muzikor të Depp me grupin “Hollywood Vampires” që do të mbahet këtë verë.
Ne ishim një ekip i tillë dhe jemi ende kaq të bashkuar dhe kujdesemi për njëri-tjetrin.
Fansat e aktorit Johnny Depp prej disa kohësh shprehën admirimin për avokaten pasi ekipi i saj fitoi kundër Amber Heard. Përveç komplimentave në mediat sociale, fansat krijuan atikuj veshjesh kushtuar saj. Artikujt përfshinin bluza, kapuç dhe madje edhe qirinj me emrin dhe ngjashmërinë e Vasquez. Rikujtojmë, se telenovela Johnny Depp-Amber Heard ka qenë një nga historitë më interesante të vitit 2022, pasi aktori u akuzua për keqtrajtim dhe abuzim seksual nga ish-gruaja e tij, por më pas u shpall i pafajshëm.