Aktualitet

“Flasim”, kryeministri Rama bisedë me të riun e renditur nga “Forbes”!

Sot në episodin e 19-të të sezonit të 3-të, të podcast-it “Flasim”, me titull “Smart Generation”, kryeministri Edi Rama zhvilloi një bisedë me Kevin Sekniqin, i renditur nga “Forbes” si një prej personave nën 30 vjeçë që janë në majën e suksesit në botën financiare. Sekniqi u shpreh se as ai nuk e kishte pritur këtë renditje nga revista e njohur.

Më bënë një intervistë dhe iu përgjigja disa pyetjeve. Më vonë, mora vesh që ishte lista se as unë nuk dija gjë. Eshtë një listë interesante, por është thjesht fillimi i kësaj historie.

Ishte për punën e biznesit që kam bërë te Ava Labs, influenca që kam pasur në fushën e kriptomonedhave, sidomos te zhvillimi i teknologjisë që kemi bërë te kompania jonë te Ava Labs, që është një block-chain-i i Avalanch-it. Eshtë një prej bolck-chain/ve më të përdorur.

Sekniqi tregoi për jetën e tij:

Historia ime fillon para 30 viteve. Më 93-shin, unë kam lindur në Malin e Zi. Babi me origjinë malazeze, nëna shkodrane 100%. Jam rritur këtu në fëmijëri, kam kaluar disa vite në Itali, por shumicën e viteve i kam kaluar në Shqipëri deri sa kam qenë 14 vjeç. Gjithmonë kam pasur dëshirë që të nis një biznes, një start-up. Kam patur ëndrrën e Bill Gates-it. Ai ka qenë idhulli im që i vogël e rastësisht na u krijua mundësia të shkojmë në Amerikë kur isha 14-vjeç, për një dasmë. Pashë Nju Jorkun dhe vendosa të jetoja.

Qëndrova në Nju Jork për 10 vite e pak më shumë dhe bëra gjimnazin, universitetin, doktoraturën e më vonë, aty u takova me bashkëpunëtorin tim e vazhduam që të bëjmë projektin e teknologjisë që kemi tek kompania.

Për marrëdhëniet me Shqipërinë, Kevin Sekniqi u shpreh se i ka “fantastike”. Ai vlerësoi zhvillimin e Tiranës e kërkoi më shumë përparim për Shkodrën.

Tirana është një qytet që është zhvilluar jashtëzakonisht shumë. Nuk ma ka marrë mendja. Normalisht është qyteti që është zhvilluar më shumë. Ka kohë që unë nuk kam shkuar në jug. Në Shkodër, unë kam shkuar dhe Shkodra duhet që të ecë se nuk ka ecur aq shumë sa do të duhet.