Sport

Flamuri shqiptar i pikturuar në fytyrat e tyre, fotot e tifozëve kuqezi virale në rrjet!

Umbyll me humbjen 1-0 ndaj Spanjës rrugëtimi i kombëtares shqiptare në Euro 2024. Goli i Ferran Torres vendosi sfidën e luajtur në “Merkur Spiel-Arena”, në prani të 40 mijë tifozëve shqiptarë.

Skuadra kombëtare e mbylli në vendin e fundit në grupin B me një pikë, ndërkohë që u regjistrua një barazim drithërues 1-1 në Kroaci-Itali, rezultat që kualifikon të kaltrit e Spallettit.

Zaccagni realizoi golin e barazimit në minutën e 8′ shtesë, duke reaguar pas golit të Luka Modric në 55. Skuadra e Zlatko Dalic, me vetëm dy pikë, mbetët me shpresën e kualifikimit si vend i tretë.

Ndërkohë, Silvinjo tha se shorti dhe grupi ishin të vështirë e se nuk jemi mësuar të luajmë në kompeticione të tilla, por se arritën të ishin kundërshtarë dinjitozë e nuk kanë keqardhje.

Urime për lojtarët, Shqipëria është krenare me ne. Synimi i Shqipërisë është të luajmë në evenimente të tilla, të arrijmë në nivele më të larta duke mësuar e duke u përmirësuar. Kemi synime të qarta, kemi lojtarët e duhur. Na pret një punë e madhe, por kemi materialin e duhur.

Shqipëria ka bërë një përshtypje të shkëlqyer këtë Europian, duke përmendur nivelin e ngritur të lojtarëve, por edhe tifozërinë e zjarrtë.

Ju shfaqim disa foto të tifozëve kuqezi me piktura të flamurin tonë në fytyrat e tyre, foto të kthyera virale në rrjet!