Mëngjesin e sotëm e ftuar në “Wake Up” ka qenë moderatorja Fjoralba Ponari, ku ndër të tjera u shpreh dhe për komentin e Luiz Ejllit ku e cilësoi atë si ‘moderatoren më seksi’. Përveç “Big Brother VIP”, moderatorja është ndalur gjithashtu dhe tek jeta e saj personale. Fjoralba ka treguar se planet për martesë mund të bëhen realitet në të ardhmen e afërt, sapo ajo dhe partneri i saj të jenë më komodë në aspektin profesional. Në një intervistë për “Wake Up” mëngjesin e sotëm, ajo tha se nuk ka marrë ende propozim, por marrëdhënia e tyre është shumë e konsoliduar.
Është diçka që do të ndodhë sepse kemi një marrëdhënie shumë të konsoliduar. Problemi është se ne momentalisht jemi duke investuar në profesionet që kemi. Deri në një moment, që është i afërt jo i largët, do jemi më komod me profesionet tona, mendoj se do jetë momenti i duhur.
Po për fëmijët? Duke u nisur nga fakti se ajo kujdeset shumë për djalin e mikeshës së saj, Einxhel Shkira, Fjoralba thotë:
Kujdesmi shumë për Trev dhe mëmësia është diçka që asnjëra nga ne të treja nuk e ka provuar. Është një dashuri shumë e madhe. Por, mua dhe Argjira Spancës po na fut në sherr me partnerët tanë, se na ka ndezur fitilët e “baby fever”. Pastaj, rrimë me Trevin dhe fillon e qan nga hiçi e themi “Jo, jo lëre fare”.
Përtej moderimit, dihet tanimë edhe talenti i saj në muzikë. Fjoralba ka zbuluar se po punon për projekte muzikore me Mc Kreshën dhe Lyrical Son. E më në fund, duket se albumi i saj do vijë.
Projekte kam pasur që këtu e para dy vitesh. Unë u lidha me çunat e P.I.N.T, Kreshën dhe Lyrical, duke qenë se na qëlloi pandemia. Më pas Kresha u martua, unë mora dy projekte televizive, koha nuk ka qenë në favorin tonë. Nuk dua të jap afate por është në plan albumi.