Celebrities Gossip

Fjoralba Ponari nga ‘murgeshë’ në ‘pjeshkë’!

Në fillimet e karrierës së saj televizive, bukuroshja Fjoralba Ponari ka qënë gjithmonë e rezeruar sa i përket jetës së saj private e mbi të gjitha lidhjes romantike që ka me partnerin e saj Françeskon.

Edhe pse e ka thënë gjithmonë se nuk është single, Fjoralba nuk ka pranuar të flasë asnjëherë për partnerin e saj publikisht apo ta shfaqte atë në rrjetet sociale. Por, mesa duket, me kalimin e viteve dhe rritjes profesionale dhe personale, moderatorja e “Portokalli” vendosi të jetë më e hapur me këtë pjesë të jetës së saj.

Herë pas here ajo publikon foto dhe video në platformat sociale duke shfaqur edhe të dashurin bukurosh, madje së fundmi Fjoralba është bërë një TikTok-se e vërtetë. Po të bëni një vizitë në profilin e saj të TikTok-ut do të shihni videot argëtuese që ajo publikon. E fundit, përfshin pikërisht të dashurin e saj i cili ra në kurthin e një rrengu.

Në këtë platformë po qarkullon një audio me të cilat vajzat ‘ia punojnë’ partnerëve të tyre. Në këtë trend të ri dëgjohet zëri i një vajze e cila thotë se është Ok për një marrëdhënie të përfundojë, dhe pas pak momenteve suspancë, ajo vazhdon duke thënë ‘por jo kjo e jona’, duke i shkaktuar të dashurve të shkretë një mini atak zemre. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Fjoralba duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

@fjoralba.ponari

♬ original sound – helloitzabby

Sakaq, pak orë më parë dikush e ka pyetur se çfarë shenje horoskopi është Françesko dhe ajo i është përgjigjur si një gaforre e vërtetë;

Tani ti i ke vënë syrin Françeskos apo do të dish me kë shkon si shenjë, se lë vend për interpretim ajo që ke shkruar!