Celebrities Gossip Showbiz

Fjoralba Ponari na prezanton me ‘fansin e saj numër një’ dhe besojmë të gjithë e merrni me mend se kush është!

Fjoralba Ponari, një nga prezantueset më të ëmbla dhe të pëlqyera u njoh fillimisht për publikun si këngëtare për zërin e saj të mrekullueshëm në ‘The Voice of Albania’. Më pas, bukuroshja nisi të bashkëprezantojë në “E Diell” ku në fakt u bë shumë e njohur për audiencën e gjerë. E tanimë prezanton programin më të ndjekur të humorit “Portokalli” dhe një emision të sajin me shumë emocione “Më thuaj një dëshirë”.

Fjoralba rrallëherë flet apo poston në rrjete sociale momente me të dashurin e saj, por kur e bën sigurohet të na i bëjë sytë me zemra. Vetëm pak orë më parë, bukuroshja ka ndarë me ne një foto ku duket partneri i saj i zemrës teksa ka pozuar pranë një posteri ku imazh është prezantuesja. Krahas, ajo ka shkruar:

Ai është akoma fansi im numër 1

Kujtojmë se së fundmi moderatorja ka postuar një ‘Ask’ në ‘Instastory’, ku të gjithë ndjekësit mund ti drejtojnë pyetjet e tyre bukuroshes dhe ajo mund t’ju përgjigjet duke i postuar. Një prej pyetjeve të drejtuara për Fjoralbën ishte nëse do ta konsideronte pjesëmarrjen në ‘BBV’ 2 dhe kjo është një pyetje që i është drejtuar disa herë moderatores duke aluduar pjesëmarrja e saj në edicionin e 2 të këtij spektakli. Më në fund bukuroshja ka dhënë një përgjigje përfundimtare.