Fjoralba Ponari, një nga prezantueset më të ëmbla dhe të pëlqyera u njoh fillimisht për publikun si këngëtare për zërin e saj të mrekullueshëm në “The Voice of Albania”. Më pas, bukuroshja nisi të bashkëprezantojë në “E Diell” ku në fakt u bë shumë e njohur për audiencën e gjerë. E tanimë prezanton programin më të ndjekur të humorit “Portokalli”.
Fjoralba ishte e ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel. Ajo ndër të tjera foli dhe për herë të parë për ndarjen nga jeta të nënës së saj në një moshë shumë të re.
Teksa ajo ishte duke dhënë opinionin e saj rreth festës së 8 Marsit të para pak ditëve, apo përjetimet e saj në spektaklin e parë live të “Portokalli” të këtij sezoni, Dalina Buzi, me lot në sy u shpreh:
Nuk ka burrë apo gra, kjo është forca, ky është njeriu që vazhdon. Do të doja të përgëzoja. Nuk e dija si ia bën se më ka ndodhur e njëjta gjë me babin por unë kam qenë jashtë shtetit vetëm, ti je këtu e rrethuar me njerëz.
Nga ana tjetër Fjoralba Ponari u shpreh:
Është një dhimbje që është e imja, jeta vazhdon, duhet gjetur forca për tu ringritur, për të frymëzuar të tjerët.
Moderatorja Fjoralba Ponari humbi të ëmën në fillim të muajit shkurt. Ajo u nda nga jeta në moshën 54-vjeçare, për arsye që nuk dihen ende.