Fjoralba Ponari, një nga prezantueset më të ëmbla dhe të pëlqyera u njoh fillimisht për publikun si këngëtare për zërin e saj të mrekullueshëm në ‘The Voice of Albania’. Më pas, bukuroshja nisi të bashkëprezantojë në “E Diell” ku në fakt u bë shumë e njohur për audiencën e gjerë. E tanimë prezanton programin më të ndjekur të humorit “Portokalli” dhe një emision të sajin me shumë emocione “Më thuaj një dëshirë”.
Fjoralba dhe Einxhel janë shoqe shumë të mira prej kohësh tashmë dhe kalojnë shumë kohë me njëra-tjetrën. Ditën e sotme Fjoralba feston ditëlindjen dhe urimi i Einxhel ka qenë shumë i veçantë, pasi ka folur sikur të jetë djali i saj Trev, duke shprehur shumë fjalë të bukura dhe falenderuese për të.
Hey tezhe Fjoralba, thnx për gjithë pampersat që më ke ndëruar dhe netët që se ke lënë mamin tim vetëm, por e ke gdhirë duke e ndihmuar me mua. Jam shumë me fat që të kam teze por edhe mami që ka një shoqe si ty. U bëfsh 100 vjeçe dhe mos harro që unë po pres të më bësh një shokë/shoqe se nuk luaj gjithmonë vetëm me ju. Bëfsh qejf sot dhe mos harro se ne të duam
Einxhel ka disa muaj që është bërë nënë e një djali me emrin Trev e Fjoralba gjithmonë kalon kohë me të dhe vogëlushin e saj. Së fundmi duket se është bërë edhe ‘babysitter’ e tij, pasi ka postuar një foto me Trevin në krahë e duke na treguar se është kujdesur për të gjatë natës.