Fjoralba Ponari, një nga prezantueset më të ëmbla dhe të pëlqyera u njoh fillimisht për publikun si këngëtare për zërin e saj të mrekullueshëm në “The Voice of Albania”. Më pas, bukuroshja nisi të bashkëprezantojë në “E Diell” ku në fakt u bë shumë e njohur për audiencën e gjerë. E tanimë prezanton programin më të ndjekur të humorit “Portokalli”.
Së fundmi është aluduar për një martesë të fshehtë të moderatores. Dyshimet janë shtuar akoma më shumë me foton që bukuroshja postoi në ‘Instagram’ e veshur me një fustan nusërie duke nxitur akoma më shumë dyshimet se bukuroshja mund të jetë martuar. Ditën e sotme, Fjoralba ka postuar një ‘Ask’ në ‘Instastory’ për ndjekësit e saj, të cilët e kanë pyetur moderatoren lidhur me çështjen e martesës dhe fustanin e nusërisë, ku moderatorja ka postuar një foto të dorës së saj dhe është përgjigjur:
Shikoni ndonjë unazë ju?
Gjithashtu bukuroshja ka dhënë një përgjigje dhe për foton e postuar që ka ngritur shumë dyshime.
Jo kalamaja. Por kisha fatin të vishja disa fustane përrallore në fotot e fundit që bëmë.
Moderatorja Fjoralba Ponari humbi të ëmën në fillim të muajit shkurt. Ajo u nda nga jeta në moshën 54-vjeçare, për arsye që nuk dihen ende. E ftuar para pak javësh në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ajo foli për herë të parë për këtë humbje kaq të madhe dhe se si po e përjeton ajo.