Kohët e fundit këngëtarja e njohur, Fjolla Morina ka qenë në qendër të mediave rozë e shumë komentuar për lidhjen e saj me biznesmenin Fisnik Syla. Një lidhje kjo që u kurorëzua në martesë por që për pak kohë përfundoi gjithçka.
Prej kohësh të ndarë, ‘thumbat’ në rrjete sociale mes tyre edhe pse vazhdojnë ende, duket se të dy tanimë kanë nisur një jetë të re në aspektin romantik. Këtë e ka treguar vetë artistja me anë të një postimi të bërë pak më parë në rrjete sociale ku jo vetëm i ka dedikuar disa fjalë njerëzve të cilët e ‘kanë shfrytëzuar’ por edhe e ka zbuluar partnerin duke u siguruar që të mos i tregojë portretin.
Në jetë kam parë, kam dëgjuar dhe kam jetuar edhe s’më kanë vlerësuar, më kanë shfrytëzuar ekonomikisht. Më kanë bërë gracka dhe sot jam akoma më e fortë. Disave iu kam vënë mure e disave fshesën për pastrim një herë e përgjithmonë, pra janë vendimet, durimi që vendos më në fund, të vendosësh çdo gjë në vendin qe ju takojnë. Mënyra më e mirë për t’i dhënë drejtim Vetes dhe të tjerëve… F / F.M
Reagimet e Fjollës duket të kenë ardhur menjëherë pasi i pyetur në një bisedë online nga ndjekësit, ish- partneri i saj kur u pyet për këngëtaren u shpreh duke u bërë sikur nuk e njeh.
Epo, edhe kaq kohë pas ndarjes duket se ‘lufta’ mes tyre nuk ka ndërmend të përfundojë…